Stil jete

Video/ Në trailerin e ri të ‘La Casa de Papel’ gjithçka shkon keq

Video/ Në trailerin e ri të ‘La Casa de Papel’

Tokyo e lidhur. Profesori me zinxhirë gjithashtu. Policët që mësyjnë në godinë dhe hapin zjarr. Duket se asgjë nuk do shkojë mirë për grupin më të famshëm të grabitësve. Ky do të jetë sezoni i pestë dhe i fundit i “La Casa de Papel” dhe aventura do marrë fund. Nëse do arrijnë të dalin gjallë, të arratisur apo nën pranga, mbetet për t`u parë.


Sezoni i ri do të jetë i ndarë në dy volume me nga 5 seri. Të parat do të transmetohen në Netflix në 3 shtator, kurse pjesa tjetër në dhjetor.