Stil jete

Video/ Një dhelpër shëtiste rrugët e Londrës me një çantë Gucci

Video/ Një dhelpër shëtiste rrugët e Londrës me

Wander Wale dhe shoku i tij po shëtisnin rrugëve të Londrës kur hasën në një nga ato skenat që të lënë pa fjalë: përballë tyre ishte një dhelpër që ecte në rrugë me një çantë mes dhëmbëve. Dhe jo një çantë çfarëdo, por një Gucci.

Wale dhe shoku i tij, dy brazilianë që aktualisht jetojnë në Dublin, Irlandë, po ktheheshin nga Tower Bridge për të shkuar te London Eye kur panë dhelprën duke vrapuar në rrugë.


“Në fillim menduam se ishte një qen, por kur ajo u afrua e kuptuan se ishte një dhelpër dhe kështu morëm celularin dhe filluam të filmonim. Po të mos e kishim bërë, askush nuk do ta besonte”, thonë ata.

Pas pak, ndoshta e frikësuar nga prania e dy brazilianëve, dhelpra e ka hedhur çantën në tokë dhe është larguar. Wale mori çantën për të parë nëse kishte dokumente brenda, por asgjë. Kështu ia dha një gruaje që po kalonte aty: “Gruas që i mbeti çanta, po kalonte në rrugë, ne nuk e njohim, por na u duk njeri i mirë”, thanë ata.

Në pak orë, videoja e postuar në rrjetet sociale u bë virale, duke nxjerrë në pah ironinë e përdoruesve: “Kurrë nuk jam ndjerë kaq e varfër – shkruan një grua duke shtuar fytyra të buzëqeshura. Në Londër, edhe një dhelpër ka një çantë marke”. Një tjetër shkruan: “Një histori si kjo po të mos ishte filmuar nuk do të ishte e besueshme. Se ku e ka marrë çantën dhelpra askush nuk do ta dijë, por sigurisht që ka shije të rafinuara”.