Stil jete

Video/ Pse gratë turpërohen prej menopauzës?

Video/ Pse gratë turpërohen prej menopauzës?

Paulina Porizkova, modele, aktore dhe autore jep një mesazh sensibilizues për të gjitha gratë, mbi menopauzën. Në një video ajo flet për turpin që gratë ndjejnë në këtë fazë të jetës.

“Ka një mal me turp mbi ne për gjithçka. Për mënyrën sesi dukemi, për mënyrën si plakemi, për peshën tonë, për lëkurën, madje edhe për mënyrën sesi vishemi. Një ndjesi sikleti e pafund. Vetë menopauza është diçka që të bën të ndjesh turp për faktin se nuk do jesh më një grua e dëshiruar”.