Stil jete

Video/ Punonjësi i Disney shkatërron momentin e propozimit

Video/ Punonjësi i Disney shkatërron momentin e propozimit

Një punonjës i Disney në Francë shkatërroi momentin e një çifti. Përpara kështjellës së Bukuroshës së Fjetur, u ul në gjunjë dhe nxori unazën. Në atë moment, punonjësi fluturoi drejt tyre dhe i zbriti menjëherë poshtë platformës.

Edhe pse djali i thotë që po shkonte shumë mirë, punonjësi i detyron të zbresin dhe ia kthen se do të jetë edhe më mirë nëse zbret poshtë.

Çifti bindet dhe zbret, edhe pse djali kishte marrë leje për të hipur mbi platformë për propozimin.


Pas këtij momenti dhe pasi video u bë virale, stafi i Disney ka kërkuar ndjesë duke thënë se do kishin dashur të ishte reaguar ndryshe.

Ishte thjesht një mungesë koordinimi. Punonjësi zbatoi rregullat, pa e ditur që ishte marrë leje paraprakisht, ai nuk ishte informuar, dhe e gjitha zbehu momentin magjik, por edhe e bëri edhe viral.