Stil jete

Video/ Si e shpjegon Elif Shafak fjalën kaq shumë të keqkuptuar ‘ambicie’

Video/ Si e shpjegon Elif Shafak fjalën kaq shumë të keqkuptuar

Shkrimtarja Elif Shafak ka të drejtë kur mendon se fjala “ambicie” është e keqkuptuar, e keqinterpretuar dhe e keqpërdorur. Ajo u nis nga një pyetje e thjeshtë që u bëri ndjekësve të saj, se për cilën fjalë dëshironin të fliste kësaj here (një praktikë që e bën shpesh me fjalë të ndryshme) dhe ata u përgjigjen “ambicie”. Në një video në Instagram tregon bukur, qartë dhe përmbledhur përse të gjithë ndjekësit që kërkuan këtë fjalë, ishin vajza dhe gra. Asnjë burrë!

“Kur pyeta miqtë dhe lexuesit se për cilat fjalë duhet të flas më tej, ishte interesante të shihja sesi disa njerëz, në fakt të gjitha gra, më kërkonin të flisja për fjalën 'ambicie'. Më duket e rëndësishme që kaq shumë gra janë lënduar nga mënyra se si kjo fjalë e veçantë është përdorur kundër tyre sa herë që ato kanë dashur të ndiqnin ëndrrat. A e keni vënë re dhe ju një mospërputhje gjinore në përdorimin e kësaj fjale? Pothuajse gjithmonë 'ambicia' ka një kuptim negativ kur përdoret për të përshkruar një grua. Tek burrat, si shoqëri, na pëlqen ta shohim ambicien, por te gratë, jo. Pse?”, shkruan Elif.

Më tej në video Shafak vijon:

“Pse u themi vajzave tona, brezit të ri: Mos ji ambicioze, thjesht bashkohu me turmën! Ji si gjithë të tjerët! Mos bjerë në sy! Mendoj se kemi nevojë për të kundërtën. Duhet ta ngrejmë në piedestal në fakt fjalën ‘ambicie’. Ne duhet të gëzojmë e të themi: Kjo është për gratë ambicioze! Kjo është për vajzat ambicioze! Po edhe për këdo, që për çdo arsye nuk ka mundur të ketë ambicie. Ato nuk i kanë lejuan të kenë ëndrra. U është ulur koka dhe u është treguar ‘vendi’. Për këdo që është ndjerë në këtë mënyrë, shpresoj që kurrë të mos ndalojë së pasuri ambicie”, shprehet Shafak.