Stil jete

Video/ Si të mësosh të mos bësh asgjë! Një këshillë nga Vera, mamaja e Rita Orës

Video/ Si të mësosh të mos bësh asgjë! Një

Pushimet e prindërve të Rita Orës vazhdojnë, pas atyre në Shqipëri kanë shkuar në shtëpinë verore të pushimit.

Prej atje, Vera Ora, mjeke psikiatre sugjeron diçka interesante, relaksuese për mendjen dhe shpirtin. Artin e të mos bërit asgjë! Kështu mund të përshtatet në shqip koncepti “Niksen”.


Po si të mos bësh asgjë dhe përse shërben?

“Mbase dikush nga ju mund ta adhurojë këtë gjë, të të mos bërit asgjë, apo ta ketë të lehtë për ta arritur, por për mua ishte një sfidë. Se jam gjithmonë në telefon, duke kontrolluar email-et, edhe kur jam me pushime.

‘Niksen’ është koncepti holandez i të mos bërit asgjë. Edhe italianët e kanë adaptuar në ‘Il dolce far niente’, pra ‘Arti i të mos bërit asgjë’. Mund të duket si diçka dembele apo metodë joproduktive dhe e kuptoj përse, por duke pasur gjithmonë e më shumë njerëz me probleme të shëndetit mendor, gjithmonë e më shumë psikologë po e rekomandojnë.

E keni parë fiksimin e përgjithshëm të shprehur me hashtagët #wordhard #husttleharder pra që lidhen me punën e pandalur? Kështu njerëzit konsumohen.

Unë vetë e kam ndjerë presionin e të punuarit gjatë gjithë kohës dhe e kuptoj pse shumë njerëz në përgjithësi apo gra në veçanti, që punojnë, rritin fëmijët, kanë angazhime, arrijnë synime të larta që i kanë vënë vetes, në fund përfundojnë të jenë të stresuar.

Ndaj mos u ndjeni në faj për të gjetur kohën për të rifituar energjitë. Thjesht mos bëj asgjë dhe kjo nuk është diçka e keqe.

Ulu, qëndro pranë dritares, ose në një lulishte, mos bëj asgjë, mos e shiko telefonin, as për punë, as për asgjë, as mos mendo, as mos planifiko, thjesht relaksohu. Ji thjesht me veten, komuniko me të brendshmen tënde dhe do e shikosh vetë sa të ndihmon, arti i të mos bërit asgjë”, thotë Vera Ora.

Provoje që sot dhe në fund vlerëso a funksionoi për ty? Ky është edhe sugjerimi me të cilin Vera mbyll videon.