Stil jete

Video/ Sikur të mos mjaftonte koronavirusi, edhe UFO-t na duheshin

Video/ Sikur të mos mjaftonte koronavirusi, edhe UFO-t na duheshin

Pentagon, selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka publikuar tre video në të cilën shfaqen objekte të çuditshme fluturuese të konsideruara si UFO.

Videot nuk janë aktuale. Ato janë regjistruar në 2004-ën dhe në 2015-ën.

Në njërën shfaqet një objekt 40 metra i gjatë që qëndronte 50 metra mbi ujë, kurse dy të tjerat shfaqin objekte duke fluturuar.

Bota është duke u përballur me pandeminë globale dhe UFO-t që trembin të madh e të vogël, për shkak të të panjohurave, janë gjëja e fundit që duhen në këto momente.

*Burimi USA Today