Stil jete

Vihet në shitje shtëpia famëkeqe e ‘The Conjuring’. Do jetoje dot?

Vihet në shitje shtëpia famëkeqe e ‘The Conjuring’.

Shtëpia famëkeqe në mes të askundit, në Rhode është përsëri në shitje. Aty u luajt filmi i parë i “The Conjuring”. E ke parasysh? Ai filmi i frikshëm, super horror? Ka brenda tre dhoma gjumi dhe dy tualete. Është e vogël, por kushton plot 1.2 milionë dollarë.

Vihet në shitje shtëpia famëkeqe e ‘The Conjuring’.

Pse kaq shumë? Sepse konsiderohet si pjesë e rëndësishme e historisë.

Siç përshkruhet edhe në film, familja Perron u transferua në shtëpi në vitet 1970. Dhe atje përjetuan fenomene të mbinatyrshme. Shtëpia ishte pushtuar nga një shtrigë që kishte jetuar në atë zonë gjatë viteve 1800. Filmi shpjegon se ngjarjet që përshkruan bazohen në histori reale.

Vihet në shitje shtëpia famëkeqe e ‘The Conjuring’.

Shtëpia u ble në 2019-ën nga Cory dhe Jennifer Heinzen. Ata thanë në atë kohë se ranë në dashuri me shikim të parë me shtëpinë. Më vonë pohuan se dëgjonin hapa dhe dritat ndizeshin vetë në dhomat që ishin errësirë, por gjithsesi nuk ishte ndjesi e keqe. Megjithatë, kanë vendosur ta shesin për dikë tjetër që është gati për Aventura të frikshme.

Vihet në shitje shtëpia famëkeqe e ‘The Conjuring’.

Poll