Stil jete

Çfarë duhet të dezinfektosh brenda makinës dhe si

Çfarë duhet të dezinfektosh brenda makinës dhe si

Për të shkuar në punë apo për emergjenca të caktuara përdorimi i makinës nuk mund të shmanget, gjithmonë duke zbatuar rregullat e caktuara. Por çfarë duhet të dezinfektosh në makinën tënde për të shmangur infektimin?

Virologu italian, Fabrizio Pregliasco, thotë se para se gjithash në një makinë nuk duhet të udhëtojnë mbi dy persona dhe pasagjeri duhet të ulet në sediljet e pasme, për të ruajtur distancën.

“Ato që janë më pranë gojës sonë, ato që janë më pranë nesh gjatë udhëtimit, si timoni dhe kroskoti, janë më të kontaminuarat dhe duhet të dezinfektohen sa herë që të hipni në makinë. Po ashtu duhet të keni parasysh ato objekte që prekni me duar, si marshet, frenat e dorës dhe butonat”, thotë virologu.

Si t’i pastroni?

Për të dezinfektuar ambientin brenda makinës përdorni maskë, dorashka, letër kuzhine, dezinfektuesin e duarve për duart dhe detergjentet me bazë alkooli apo klori për sipërfaqet.

Fillimisht duhet të vendosni maskën, dezinfektoni duart dhe më pas vendosni dorashkat. Hidheni detergjentin te letra thithëse dhe më pas nisni me pastrimin e timonit, marshit, frenave të dorë, të gjithë butonave, pasqyrës që keni për të parë mbrapa, kasetofonin.

Në fund dezinfektoni pjesën e brendshme të derës përfshirë dorezën brenda dhe jashtë./ Burimi ilmessaggero