Stil jete

Viti më i vështirë i Bill Gates është 2021-shi! Dy gjëra që ia bënë të pazakontë

Viti më i vështirë i Bill Gates është 2021-shi! Dy

Bill Gates pati një reflektin këtë fundvit dhe shkroi në blogun e tij se 2021-shi ishte viti më i vështirë i jetës së tij, si rezultat i divorcit me Melinda French Gates dhe prej pandemisë COVID-19.

Bashkëthemeluesi i Microsoft shkruante në GatesNotes për vështirësitë me të cilat u përball gjatë këtij viti dhe për fundin e martesës së tij 27-vjeçare me Melindën.

Viti më i vështirë i Bill Gates është 2021-shi! Dy

“E di që shumë njerëz janë kuriozë për një temë shumë personale: divorcin tim”, shkroi Gates në postim.

Çifti njoftoi se do të ndahej në maj dhe u divorcuan zyrtarisht në gusht.

Gates shkruan se nuk mund ta mohojë se ka qenë një vit i trishtë për jetën e tij personale.

Më tej shton se ai dhe ish-gruaja e tij ende drejtojnë fondacionin Bill dhe Melinda Gates dhe se ata kanë gjetur një ritëm të ri, të mirë pune.

Gjatë korrikut, kur divorci ende nuk ishte zyrtarizuar zyrtarisht Melinda tha se mund të tërhiqej nga posti i bashkë-kryetares pas dy vitesh, nëse ajo dhe Bill nuk mund të punonin së bashku.

Në analizën e tij Gates shpjegon se sa e vështirë ka qenë që gjatë pandemisë së COVID-19 të kalonte ditë të tëra pa asnjë ndërveprim njerëzor. “Ishte një përvojë e çuditshme dhe çorientuese”, thotë ai.

“Bota ime personale nuk është ndjerë kurrë më e vogël se sa gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Foleja ime ka mbetur zyrtarisht bosh pasi dy nga fëmijët e mi janë larguar përfundimisht nga shtëpia. Kam kaluar shumë kohë pa pasur asnjë ndërveprim social ballë për ballë me dikë. Kjo deri sa u vaksinova. Kur kisha ndonjë pushim mes takimeve të mia online shëtisja nëpër oborr vetëm për të parë diçka ndryshe”, shkruan Bill Gates.