Stil jete

Vora nesër pa drita, oraret e kufizimeve janë këto

Vora nesër pa drita, oraret e kufizimeve janë këto

Për shkak të punimeve në rrjet disa zona të Vorës do të kenë nesër kufizime të energjisë elektrike. OSHE njofton për zonën specifike dhe oraret e kufizimeve. Kufizimi do të jetë nga ora 9 e mëngjesit, deri në 14:00 të drekës. Të prekur do të jenë 3 pallate në qendër të Vorës dhe disa biznese aty pranë që janë pjesë e të njëjtës linjë.

“Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 26 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-14;00 do të stakohet energjia në disa biznese dhe 3 pallate në qendër të Vorës".