Stil jete

Si po kthehet nga vrasës në hero studenti i shkëlqyer Luigi Mangione

Si po kthehet nga vrasës në hero studenti i shkëlqyer Luigi

Luigi Mangione, 26 vjeç vrau Brian Thompson, kreun e Healthcare dhe u bë i famshëm për këtë. 300 mijë ndjekës i janë shtuar në rrjete sociale. Amerikanët gjithashtu po e mbështesin. Pse? Kush ishte Luigi dhe cila është historia e tij që I ka bërë amerikanët të mos e shohin si vrasës, por si hero?

Si po kthehet nga vrasës në hero studenti i shkëlqyer Luigi

Gjëja e parë që bën një vrasës në arrati është të heqë qafe çdo provë që e lidh atë me vrasjen. Luigi Mangione, i arrestuar nga policia në një McDonald's në Altoona të Pensilvanisë, 400 kilometra nga Hilton në Nju Jork ku të mërkurën e kaluar vrau kreun e United HealthCare, Brian Thompson, mbante me vete armën e përdorur për krimin. Me vete kishte edhe 4 karta me ID të ndryshme.

Si po kthehet nga vrasës në hero studenti i shkëlqyer Luigi

Vrasësi i Thompson nuk ishte një vrasës profesionist, por një ekstremist i motivuar politikisht, një inxhinier me një histori të shkëlqyer akademike.

Një dashuri e madhe për teknologjinë: ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ai goditi viktimën e tij me një armë të bërë me një printer 3D. Ai nuk u përpoq të ikte jashtë vendit.

Ky 26-vjeçar me origjinë italiane i lindur në Maryland, i diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë, deri në vitin 2023 ishte inxhinier në TrueCar, një kompani në Santa Monica, Kaliforni, e cila shet makina online.

Pse e vrau?

Ai dha një arsye të përgjithshme, lidhur me armiqësinë e tij ndaj pabarazive të sistemit kapitalist, të cilët sipas tij shka ktojnë pasojat më të rënda sociale në botën e shëndetësisë private. Ai tha: Ishte një lloj hakmarrje për vuajtjet e disa të afërmve të mi, të cilët nuk ishin në gjendje të merrnin trajtimin e duhur.

Prejardhja nga familje e pasur

Ai nuk vjen nga një familje e varfër. Gjyshi i tij është një ndërtues i pasurive të paluajtshme me një pasuri të madhe klubesh, radiosh dhe një zinxhir shtëpish për të moshuarit, njëra prej të cilave është në pronësi të babait të Luigit dhe ku Luigi kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç, punoi si vullnetar në një nga këto azile.

Universiteti prestigjioz

Luigi ka ndjekur studimet në Pensilvani aty ku studioi edhe Trump e Musk, një shkollë që kushton 40 mijë dollarë në vit. Ka mbajtur edhe një fjalim publik interesant në diplomim si studenti më i mirë.

Çfarë ndodhi 6 muajt e fundit?

Gjithçka ndryshoi gjashtë muaj më parë, kur Luigi u zhduk papritur nga rrjetet sociale dhe nuk u shfaq më as me familjen dhe miqtë e tij. Një pikë kthese misterioze, e lidhur sigurisht me qasjen e tij ndaj filozofisë së terroristit anarkist Unabomber, të cilin ai e lavdëroi në janar në rrjete sociale.
Ndoshta ka një fakt traumatik, një traumë fizike, që kontribuon në shndërrimin e një studenti ekselent në një hakmarrës të menaxherëve të sistemit të kujdesit shëndetësor.
Mbase mund të lidhet e gjitha me faktin se Luigi ka vuajtur që në fëmijëri nga një lëvizje e disa vertebrave.

Pavarësisht kësaj problematike, ai stërvitet në palestër. Bie, godet kurrizin, patologjia i përkeqësohet. Vitin e kaluar u operua nga shtylla kurrizore.
Miqve që e pyetën si shkoi iu përgjigj se ishte një histori e gjatë. Shpeshherë është ankuar se ndihet i mpirë, i paaftë për të bërë një jetë normale shoqërore dhe për të pasur marrëdhënie. Pastaj zhdukej. Ka përdorur qetësues. Po a ka krijuar varësi prej tyre? A mund t'ia kenë dëmtuar personalitetin?

Misteri i ditës së vrasjes

Mbetet për t'u kuptuar se si Luigi Mangione e dinte se në çfarë ore dhe nga cila anë do të hynte Thompson në Hilton.