Stil jete

Walt Disney hap dyert me rregulla të reja

Walt Disney hap dyert me rregulla të reja

Walt Disney World në Florida planifikon të rihapet pjesërisht për publikun pas një muaj e gjysmë.

Parku më i famshëm në botë është mbyllur prej dy muajsh prej pandemisë COVID-19. Data e rikthimit do të jetë 11 korriku.

Stafi konfirmon ngritjen e një grupi pune enkas për të respektuar rregullat e distancimit fizik.

Vizitorëve do t`u matet temperatura dhe do t’ju kërkohet të vendosin maskë me detyrim.