Stil jete

Xhufka mbi kapuç nuk është thjesht për modë

Xhufka mbi kapuç nuk është thjesht për modë

Xhufka në krye në kapuçit nuk është thjesht për modë. Ajo ka një histori, ose disa. Thuhet se për herë të parë u vendos në kapelet e ushtarëve të Napoleon Bonapartit. Kështu ishte më e lehtë t`i dalloje në rrugë. Për më tepër ngjyrat e xhufkave të tyre ishin të ndryshme, sipas gradave.

Të tjerë mendojnë se kapuçët me xhufka përdoreshin nga marinarët francezë, të cilët përpiqeshin të mbronin flokët nga uji i ndonjë stuhie.

Disa thonë se funksioni i xhufkës është estetik pasi mbulon qepjet e fundit të kapuçit.

*Burimi Roba da Donne