Yjet e TikTok-ut po shpërngulen nga rreziku i mbylljes së App. Forbes tregon se ku do t’i gjeni ata

Gjykata e Lartë mbështeti të premten vendimin federal për mbylljen e TikTok në SHBA për 170 milionë përdoruesit e saj amerikanë këtë të diel.
Ky vendim i shtyn krijuesit e njohur amerikanë të migrojnë në platforma të tjera kryesisht në Instagram dhe YouTube.
TikTok nga ana tjetër sinjalizoi në fillim të kësaj jave se po planifikon ta mbyllë vullnetarisht aplikacionin në SHBA.
TikTok pritet të lejojë përdoruesit dhe krijuesit e përmbajtjes të shkarkojnë të dhënat personale dhe të ruajnë aksesin në gjurmën e tyre dixhitale përpara se aplikacioni të mbyllet.
Nuk ka asnjë dispozitë në ligjin amerikan që do të detyrojë TikTok të fshijë të dhënat e llogarisë së përdoruesve të tij amerikanë, që do të thotë se nëse TikTok rikthehet në të ardhmen teorikisht, mund të rikthehen edhe permbajtjet.
Ndalimi gjithashtu nuk mund të ndikojë në asnjë përdorues ose krijues jashtë Shteteve të Bashkuara, që do të thotë se për shembull krijuesi italo-senegalez Khabane Lame, do të jetë aktiv—ndonëse do të humbasin ndjekësit amerikanë.