Stil jete

Yllin e TikTok Remi Bader nuk e lejojnë të hipë në kalë për shkak të peshës së saj

Yllin e TikTok Remi Bader nuk e lejojnë të hipë në kalë

Remi Bader, një TikTokere e njohur për videot me më shumë se 2 milionë ndjekës, nuk është lejuar të hipë në një kalë, gjatë vizitës në një fermë. Ajo dhe disa influencues të tjerë kanë shkuar në një fermë për promovim, por Bader është ndaluar të kalërojë. Pas kthimit nga udhëtimi, ka postuar një video për këtë qëllim dhe video është parë më shumë se 1.5 milionë herë.

“Nuk dua të dëmtoj biznesin e vogël, por kështu më ndodhi”, sqaron që në fillim Bader. Më pas tregon për cilën fermë bëhet fjalë.

“Unë kam hipur në kal edhe më parë dhe nuk e kam pasur kurrë këtë problem”, thotë më tej.

Ferma “Deep Hollow Ranch” sqaron në një nga postimet e hershme të saj se një kalorës nuk duhet të jetë më shumë se 15% e peshës së kuajve. Peshë që Bader e kalon. Po gjithsesi, në një postim tjetër ajo sqaroi se më shumë ishte mënyra sesi punonjësi që e ndaloi të merrte një kal, kishte shkruar për të në rrjete sociale, pas videos.

“Kur ke një b*thë të madhe, nuk mund të hipësh në një kal të Deep Hollow Ranch”, shkruante ai.

Më pas ferma reagoi në një status ku shkruante se punonjësi është një adoleshent dhe ndaj ka reaguar në atë formë. Po në asnjë mënyrë nuk përfaqëson dhe nuk përputhet me pikëpamjet që kanë pronarët e fermës. Në fund kërkoi falje për gjithë këtë incident.

Që atëherë, ferma ka marrë komente negative në rrjet.

Poll