Stil jete

Zbulohet në Spanjë vera më e vjetër në botë, mbi 2000 vjeçare

Zbulohet në Spanjë vera më e vjetër në botë, mbi

Vera më e vjetër në botë u gjet në Carmona, Spanjë, ende e lëngshme pas më shumë se 2000 vjetësh. Ajo u gjet së bashku me një unazë ari brenda një varri romak.

Studimi i gjetjeve është publikuar në "Journal of Archaeological Science: Reports", nga studiues të Universitetit të Kordobës.

"Në fillim u befasuam shumë që lëngu ishte ruajtur", shpjegon Juan Manuel Román , arkeolog nga qyteti i Carmona.

Për të konstatuar se ai lëng i kuqërremtë ishte vërtet verë, dhe jo rezultat i derdhjeve apo proceseve të kondensimit, studiuesit kryen një sërë analizash kimike. Rezultatet tregojnë se lëngu është verë, që përmban shtatë polifenole të veçanta që janë gjithashtu të pranishme në verërat moderne nga Andaluzia.

Mungesa e një polifenoli të quajtur acid siringik sugjeron se ishte një verë e bardhë, e cila me kalimin e kohës mori një ngjyrë të kuqërremtë.