Stil jete

Zefina Hasani: Vajzat shqiptare janë ndikuar nga Showbizzi Italian për operacionet plastike. Po rinia nuk duhet të na kthehet në sëmundje

Zefina Hasani: Vajzat shqiptare janë ndikuar nga Showbizzi Italian për

Frika nga kalimi i viteve dhe mos kënaqja me pamjen natyrale, shpesh i çon njerëzit në rrjetën e operacioneve plastike dhe botoksit. Një tendencë në rritje kjo në vendin tonë në vitet e fundit. Gazetarja Zefina Hasani teksa flet për këtë temë në një intervistë është shprehur se vajzat shqiptare janë ndikuar nga show bizz-i Italian, të cilat e kanë ekzagjeruar me pjesën e operacioneve. Sipas saj përkujdesja ndaj vetes nuk ka asgjë të keqe, por duhet në masën e duhur dhe nuk duhet ‘të kthehet në sëmundje’.

“Është Italia për atë punë që e kanë ekzagjeruar. Domethënë ne kemi marrë modelin nga vajzat e showbiz-it Italian dhe nga këngëtaret italiane që kur i shikon tmerrohesh, pra që e kanë çuar në ekstrem. Kështu që nuk jemi ne më keq se Italia në këtë drejtim. Njerëzimi do gjithnjë e më shumë për të mbetur i bukur dhe i ri. Por çdo gjë duhet të bëhet në masën e duhur. ‘Gjella me kripë dhe kripa me karar’. Është kujdes për t’u dukur bukur, por se si ndjehemi së brendshmi nuk duhet të na ndikojë. Pjekuria duhet të vijë dhe duhet ta pranojmë. Eksperiencat duhet të na bëjnë mirë dhe jo të mos i pranojmë duke menduar që do të jemi gjithmonë të rinj”, u shpreh gazetarja.

Zefina shprehet se Instagrami ishte pikënisja, që na bëri të dashuroheshim me perfeksionin dhe rininë, pasi si qenie njerëzore tërhiqemi pas të resë dhe pëlqejmë të eksplorojmë.

"Instagrami na tërhoqi te dukja, te bukuria, te filtrat dhe sa më shumë e zhvillon Instagrami këtë filozofi ne përfshihemi. Jemi qenie njerëzore që na pëlqen e reja, e bukura, na pëlqen të eksplorojmë edhe kur t’i shikon se në një foto mund të dukesh më bukur se para pasqyrës, të pëlqen”, thotë ajo.

Intervista per T.CH