Stil jete

Zgjidh një shtëpi, jo për ta blerë, por për të zbuluar diçka

Zgjidh një shtëpi, jo për ta blerë, por për të

Bëje dhe ti testin e fundjavës duke zgjedhur një shtëpi, jo për ta blerë, por për të zbuluar ca gjëra më shumë për veten, edhe nga ato mezi pranon se i ke.

Nëse zgjodhe shtëpinë numër 1 

Shtëpia e modelit numër 1 ngjall thjeshtësi dhe rehati në të njëjtën kohë. Prandaj, zgjedhja zbulon një person që i pëlqen gjërat thelbësore, por që nuk i lë pas dore detajet e rëndësishme. Durimi dhe romanca janë dy nga karakteristikat më të dukshme. 

Nëse zgjodhe shtëpinë numër 2 

Zgjedhja e shtëpisë numër 2 të testit të personalitetit tregon për një person të përgjegjshëm, të vëmendshëm, i cili nuk i pëlqen veçanërisht teprimet dhe ekstravagancat. Karakteristikat më thelbësore janë serioziteti dhe praktika.

Nëse zgjodhe shtëpinë numër 3 

Zgjedhja e shtëpisë numër 3 flet për një person që është i sigurt për veten, efikas dhe me një forcë të madhe. Një person i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për të arritur qëllimet e tij. Karakteristikat kryesore janë pasioni dhe këmbëngulja. 

Nëse zgjodhe shtëpinë numër 4 

Zgjedhja e shtëpisë numër 4 zbulon një person paqësor. Bujar dhe i disponueshëm për këdo dhe i talentuar me një shpirt vërtet fisnik. Karakteristikat më të dukshme janë spontaniteti dhe altruizmi. 

Nëse zgjodhe shtëpinë numër 5

Shtëpia numër 5 flet për një person që i filtron mirë miqtë dhe të njohurit. Ai nuk mund të tolerojë asnjë formë hipokrizie. Karakteristikat kryesore të tij janë ekuilibri i brendshëm dhe ashpërsia e fortë morale. 

Nëse zgjodhe shtëpinë numër 6

Zgjedhja e shtëpisë numër 6 flet për një person të shoqërueshëm, empatik, të gëzuar, gjithmonë pozitiv dhe të qeshur. Një person i cili është në gjendje të infektojë këdo që takon me gjendjen e tij të mirë të humorit.

*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Tiranapost.al