Zjarret në LA anulojnë shpalljen e nominimeve të SAG Awards
Ishte planifikuar që SAG Awards të shpallte nominimet e ceremonisë së 31-të në Shrine Auditorium & Expo Hall në Los Angeles, por është anuluar për shkak të zjarrit masiv.
Nominimet do të shpallen brenda ditës së sotme përmes një deklarate për mediat.
“Prezantimi i nominimeve për Çmimet e SAG është anuluar për shkak të zjarreve, pasojave negative dhe erërave në Los Anxhelos. Mezi presim të nderojmë këta aktorë të jashtëzakonshëm dhe punën e tyre në SAG Awards më 23 shkurt. Ndërkohë, ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë të sigurt dhe ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, njoftojnë organizatorët.
Kristen Bell do të prezantonte nominimet, kurse Jane Fonda do të merrte një çmim arritjeje si nderimi më i lartë i organizatës.
Zjarri që shpërtheu në Los Anxhelos është përhapur në një sipërfaqe prej 29,000 hektarësh dhe 30,000 njerëz tashmë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.