Aktualitet

Studentët që s’fituan asnjë degë raundin e parë nga nesër kanë një mundësi të dytë

Studentët që s’fituan asnjë degë raundin e parë

Nesër hapet mundësi e raundit të dytë të aplikimit për universitet, për studentët që ende nuk kanë fituar një degë studimi në raundin e parë apo që mbartën provimet e Maturës.

Nga e enjtja e 19 shtatorit dhe deri në 21 shtator këta studentë mund të aplikojnë duke plotësuar formularin A3 në portalin U Albania.

Për këtë fazë regjistrimi rezultojnë 15 mijë vende të lira. Fituesit e raundit të dytë do të shpallen më 27 shtator, ndërsa regjistrimet nisin më 30./ Tiranapost.al