Aktualitet

Studimi që do ju çojë më shpejt në shtrat. Kur flemë pak truri ha vetveten

Studimi që do ju çojë më shpejt në shtrat. Kur

Gjumi çliron toksinat

Gjumi rigjeneron gjithë sistemin imunitar, rigjeneron energjitë dhe përmirëson proceset e trurit. Mbi të gjitha eliminon toksinat. Nëse trupi qëndron zgjuar për disa ditë, atëherë truri degjeneron në konsumim.

Një skuadër neurologësh e udhëhequr nga Michele Bellesi, në Itali, mori në studim minjtë. I ndau në tre grupe: i pari fjeti aq sa deshi, i dyti u zgjua duke bërë më pak se 8 orë gjumë në ditë, kurse i treti u detyrua të qëndronte zgjuar dhe vigjilentë për 5 ditë që shkencëtarët të studionin valët e trurit.

Astrocitet janë përgjegjëse për vetëpastrimin e trurit dhe janë të pranishme edhe tek minjtë, ashtu si tek njeriu. Në fund rezultoi që minjtë që kishin fjetur sa kishin dashur, pra grupi i parë, kishte një nivel më të ulët të aktiviteti të astrociteve, prej 6%. Ata që kishin fjetur më pak, kishin një nivel më të ulët. Pra kur flemë pak, truri ha vetveten. Po ç`do të thotë kjo në terma më konkretë?

Sa më shumë gjumë, aq më i ulët ky aktivitet vetëpastrimi që konsumon sinuset dhe dëmton neuronet duke çuar në plakje të parakohshme, Alzheimer apo humbje kujtese në terma afatgjatë.

*Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.