Aktualitet

Foto/ Plagoset prokurori Arjan Ndoja, sulmohet me armë makina ku po udhëtonte me një person me precedent

Foto/ Plagoset prokurori Arjan Ndoja, sulmohet me armë makina ku po

Një përplasje me armë mes dy grupeve rivale, çoi sot në plagosjen e tre personave, mes të cilëve edhe të prokurorit Arjan Ndoja, emri i të cilit ka qenë në qendër të vëmendjes pas akuzave për lidhjen e tij me personat e inkriminuar. Ndoja raportohet se ka mbetur i plagosur pasi ka marrë dy plumba, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Prokurori Arjan Ndoja

Ngjarja ndodhi në mbikalimin e Shkozetit të Durrësit, ku pati një shkëmbin zjarri mes dy mjeteve, në një prej të cilëve ndodhej edhe prokurori, sipas mediave informative.

Ndoja raportohet se ndodhej në makinë me dy persona me precentë kriminalë. Një prej tyre është identifikuar si Landi Muharremi, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Muharremi është i njohur me pseudonimin 'i tmerrshmi'. Ai ka qenë i përfshirë në rrahjen e biznesmenit libanez te Gjiri i Lalzit. Në makinë ka qenë edhe një tjetër person me precedent kriminal. Ndërkohë që dyshohet se në makina ka qenë edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur. Objektivi nuk dihet nëse ka qenë Ndoja apo dy kriminelët e tjerë, por dyshimet e para janë për prokurorin, ndërsa në drejtim të makinës së tij është qëlluar tetë herë me kallashnikov.

Një prej automjeteve tip Benz me targë AA333ZD është ndalur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri po lokalizohet nga policia.

Akuzat ndaj Prokurorit Ndoja nga politika

Ndoja u akuzua si i përfshirë në skandalin e pronave në Gjirin e Lalzit, që u denoncua nga kryeministri Edi Rama. Në 3 tetor, Rama tha në Kuvend se një prokuror që bashkëpunon me bandat e i bën presion drejtuesve të administratës. Një javë më pas po nga foltorja e Parlamentit, Rama tha: “Pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka edhe një efekt negativ të përkohshëm por të rëndë për qytetarët, pasi shumë prokurorë dhe gjykatës të zhytur deri në fund dhe e dinë se nuk do e kalojnë po e shfrytëzojë duke thënë ‘të kapim çfarë të kapim’. Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim. Procesi i Vetting-ut do të vazhdojë për disa vjet, por ne nuk duhet të lejojmë që prokurorë dhe gjyqtarë si ata të Durrësit të vazhdojën të bëjnë kërdinë çdo ditë”.

Për të njëjtin prokuror foli po atë javë edhe zv/kryeministri Erion Braçe: “Liridon Pula (drejtor i Kadastrës) akuzohet për çështje që nuk i përkasin. Është absurde që një nëpunës i shtetit të jetë nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale”.

Ndoja dhe shkeljet

Për prokurorin Ndoja nisi një hetim vitin a kaluar pasi pagoi një person për të dhunuar avokatin Ilia Ilia, pasi pati një përplasje me të gjatë një seance gjyqësore. Ky akt u dëshmua edhe nga vetë babai i djalit që ishte paguar nga prokurori.

Gjithashtu ai është përfolur edhe për pasurinë, të cilën e ka 10-fishuar në vetëm 4 vitet e fundit./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/pastrimi-i-llumit-nga-sistemi-i-drejtesise-rama-i-referohet-prokurorit-per-rastin-e-drejtorit-te-kadastres-ne-durres/