Aktualitet

Sulmin e 11 shtatorit e bëri CIA! Shtëpia botuese franceze kërkon ndjesë për hipotezën tronditëse të autorit të librit

Sulmin e 11 shtatorit e bëri CIA! Shtëpia botuese franceze kërkon

Një shtëpi botuese franceze ka kërkuar falje publike pasi në librin e botuar të autorit francez shkruhet se sulmet e 11 shtatorit ishin të orkestruara nga vetë CIA. Në librin me titull 'Historia e shekullit të 20-të në kartolinë', në gjuhën frënge 'Histoire du XXe siècle en fiches' dhe me autor Jean-Pierre Rocher ai parashtronte këtë hipotezë.

Në ekstraktin e faqes 204 thuhej se si Al-Kaeda kreu sulmin e katërfishtë terrorist të 11 shtatorit 2001 në New York dhe Washington, por më tej thoshte se kjo ngjarje botërore u orkestrua nga CIA për të imponuar ndikimin amerikan në Lindjen e Mesme.

Faqja e Conspiracy Watch e cilësoi këtë hipotezë të tij tepër tronditëse sidomos nga fakti se përdoret edhe si libër shkollor.

Autori, Jean-Pierre Rocher, një profesor i historisë dhe gjeografisë, ka kërkuar që ajo fjali të fshihet nga libri.

Image result for Jean-Pierre Rocher

Në deklaratë në faqen e internetit të shtëpisë Botuese Ellipses thuhej:

"Kjo frazë, e cila i bën jehonë teorive të komplotit pa asnjë bazë faktike, nuk duhet të ishte përdorur kurrë në këtë libër. Kjo nuk pasqyron linjën editoriale të Ellipses".

Përmes librit 'Histoire du XXe siècle en fiches' pretendohet se paraqitet e gjithë historia e vërtetë shekullit të 20-të në ekstrakte të shkurtra. Në kopjet e reja të librit, të blerë edhe nga studentët e histori-gjeografi është njoftuar se fjalia është hequr.

'Histoire du XXe siècle en fiches' u botua në nëntor, por hipoteza doli në pah së fundmi nga një grup mësuesish./ Tiranapost.al.