Aktualitet

Tani Damian Gjiknuri është një koleg i vyer! Dhe një përgjigje për Jozefina Topallin nga Petrit Vasili

Tani Damian Gjiknuri është një koleg i vyer! Dhe një

Petrit Vasili, i dërguari i LSI-së për reformën zgjedhore i cili u ul në tavolinë me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin e Oerd Bylykbashkin duket se ka ulur ‘armët’ e sulmit politik për Damian Gjiknurin, për të cilin pas përgjimeve të Bild, ku Gjiknuri përmendte fjalën tërmet, (por deri më tani nuk ka pasur ndonjë provë për të vërtetuar se si u përfshi në shitblerje votash në zgjedhjet e 2017-ës), sot ai e quajti koleg të vyer. Në intervistë me Mirela Milorin për Abc News, Vasili  tha se çështjen e dosjes së famshme 184 ia ka lënë në dorë SPAK-ut dhe se për tani ka rëndësi të vijohet me tryezën e bisedimeve.

Petrit Vasili tha:

“Ne nuk kemi bërë asnjë lëshim. Dosja 184 është një sprovë për SPAK dhe ju e dini që dosja ndodhen atje. Ne jemi shpresëmëdhenj dhe kemi vendosur shpresa të mëdha te ky instrument (SPAK). Ne jemi angazhuar në atë tavolinë dhe zoti Gjiknuri është një koleg i vyer dhe i soprovuar në këto procese. Ne kemi bërë këtë qendrim, ndërkohë drejtësia bën punën e saj. Në këtë proces nuk do ketë vend për njerëz që kanë punë me të”.

Ndërsa Jozefina Topallit e cila me dy statuse në Facebook, e quante tryezën sot një produkt të një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha, fill pasi u pushua çështja e lobimit rus me 600 dollarë, me akuzat për falsifikim, Petrit Vasili tha:

'Zgjidhjet e njëanshme dhe logjika e faktit të kryer nga ana tjetër do të jenë vija të kuqe dhe nuk do të ketë asnjë lloj tolerance. Konsensualiteti dhe gjithëpërfshirja janë dy themelet e çështjes”, tha Vasili. Më tej ai theksoi se vigjilenca politike duhet të jetë më e lartë. Është një proces i negociuar prej disa kohësh, shumë parimor i realizuar edhe me ndërhyjen e ndërkombëtarëve, jo një marrveshje dyshe'./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/reforma-zgjedhore-jozefina-topalli-e-komenton-si-marreveshje-te-fshehte-rama-basha/