Showbiz

Tani zana e Hirushes në film do të jetë një mashkull

Tani zana e Hirushes në film do të jetë një mashkull

Besojeni apo jo, por zana e Hirushes  nuk do të jetë grua, por burrë! Rolin e zanës tek filmi i ardhshëm i "Hirushes" do ta luajë aktori Billy Porter.

Gjatë një interviste në Festivalin e Nju-Jorkut, aktori amerikan konfirmoi këtë lajm duke thënë se: "Janë disa filma ku po punoj për momentin. Gjithashtu do të luaj rolin e zanës në filmin e ri të ‘Cinderella’-s përkrah Camila Cabello-s".

Këngëtarja kubano-amerikane, Camilla Cabello do të luajë rolin e Hirushes, ndërsa ylli i filmit të animuar "Frozen", Idina Menzel do të ketë rolin e njerkës se keqe.

Aktori 50-vjeçar Porter që ka fituar edhe çmimin Emmy pritet që me këtë film të bëjë debutimin e tij si regjisor, ndërsa kompania e prodhimit të filmit "Sony" ka vendosur se data e nxjerrjes së filmit në kinematë botërore do të jetë në 21 shkurt 2021, por pa dhënë detaje se kur do të fillojnë  xhirimet./Burimi DailyMail /Tiranapost.al