Aktualitet

Taulant Balla kërkon që dosja e CEZ t’i kalojë SPAK-ut: Nuk është marrë në pyetje dëshmitari

Taulant Balla kërkon që dosja e CEZ t’i kalojë SPAK-ut: Nuk

Dosja CEZ rikthehet në vëmendje nga deputeti socialist, Taulant Balla, që kërkon kalimin e saj për hetim te SPAK. Kërkesa u dorëzua gjatë gjyqit në dhomën penale të kryesuar nga gjyqtari Lazer Sallaku, ndërsa procesi u la në datën 24 janar.

Në një deklaratë për mediat, Balla ngriti dyshimet pse lidhur me këtë çështje nuk është marrë në pyetje dëshmitari dhe njëherësh i akuzuari kyç.

?Janë kallëzuar një sërë funksionarësh nga qeveria Berisha. Kam patur nderin të drejtoja komisionin hetimor për çështjen ?CEZ?. Jam paraqitur në gjykatë me përfaqësues të Kuvendit për këtë çështje. Asnjë prej personave të akuzuar, as dëshmitari, as personi kyç nuk janë marrë në pyetje. Çështja ?CEZ? duhet të kalojë në një gjykatë ku besimi i qytetarëve është i lartë. Kjo çështje duhet të hetohet më gjerësisht.

Bëhet fjalë për një çështje që në shumë vite ku Kuvendi i Shqipërisë e ka mbyllur hetimin, kjo çështje nga ana e kuvendit të Shqipërisë i është dorëzuar atëherë kryeprokurorit kemi SPAK, kjo çështje duhet t?i kalojë kësaj gjykate, janë çështje që opinioni publik pret që të zbardhen, reforma ne drejtësi ka garantuar që më në fund të kemi një prokurori të pavarur?, tha Balla për gazetarët./ Tiranapost.al