Aktualitet

Taulant Muka: Skënder Gjinushi me 0 publikime miraton komisione me shkencëtarë anonim!

Taulant Muka: Skënder Gjinushi me 0 publikime miraton komisione me

Në dy postime të tij, zv/ministri i Arsimit Taulant Muka sulmon kreun e Akademisë së Shkencave dhe nismën e kësaj akademie, me ngritjen e një grupi për të realizuar një studim për dëmet e tërmetit si dhe miratimin e anëtarëve të komisioneve shkencore në fusha të ndryshme. Taulant Muka shprehet se kreu i Akademisë së Shkencave nuk ka bërë asnjë publikim shkencor, e njëjtë edhe nga anëtarët e komisionit që i quan shkencëtarë anonim.

Ai i ka publikuar me emra e mbiemra, ku shkruan:

Ta shperndajme sa me shume!

Hipokrizi qe vret!

Skender Gjinushi ofroi Akademine e Shkencave te beje studimin per demet e termetit ne Shqiperi. Komisioni (ç)shkencor i inxhinierise i krijuar nga Gjinushi perbehet nga 14 persona, 9 prej tyre me 1 ose ASNJE publikim origjinal shkencor, dhe 3 anetare me DY ose TRE publikime ne revistat e indeksuara. Pra, kryetari anonim ne shkence ka zgjedhur njerez anonim dhe me nivel pergatitor masteri, por te veshur njesoj si vetja me petkun shkencetar. Ne si shtet paguaujme taksa per te mbajtur shkencetar fallco per te na mashtruar dhe vrare te ardhmen! Nuk eshte faji i Gjinushit, eshte faji jone si shoqeri qe pranojme te jetojme nje jete te genjeshter dhe te jemi hipokrite, dhe jo te kerkojme drejtesi dhe te mbrojme te ardhmen tone!

PS: Te dhenat jane marre nga databaza Scopu

Image may contain: 1 person, smiling, text that says '47 Citime Artikuj marre nga Komisionit te publikuar artikuj te Inxhinierise ne Scopus Scopus tjere Jorgaq Kacani 2 Edmond Pinguili Bardhyl Golemi Ilda Kazazi Kazazi Erilda Gjini Neritan Shkodrani Armand Vokshi Flamur Bidaj Orion Zavalani Cela Cela Vladi Kolici Rrapo Ormeni Niko Naska Ylber Muceku 28 336 33 Skender Gjinushi, Kryetar Akademise Shkencave, 0 Publikime'

Ndërsa në statusin e tij më herët, Taulant Muka shkruan:

Skender Gjinushi me 0 publikime, miraton komisione me "shkencetare" anonim!

Akademia e Shkencave ka miratuar se fundmi komisionet shkencore ne fusha te ndryshme. Ajo qe bie ne sy eshte se pjesa me e madhe e (pseudo)shkencetareve te propozuar nuk kane asnje artikull shkencor te publikuar, pra jane hajdute intelektual. Nese marrim komisionin e Shkencave sociale, juridike dhe ekonomike,10 nga 13 anetaret nuk kane asnje publikim sipas databazes bibliografike Scopus! Nga 3 anetetaret qe kane publikime, numri me i larte eshte 3, pra nje nivel i ngjashem publikimesh me nje doktorant dhe jo anetar te Akademise se Shkencave. Si eshte e mundur qe ne si shtet paguajme njerez anonim ne shkence te na ndertojne politikat shkencore dhe te na perfaqesojne si shkencetaret me te mire/mendjet me te ndritura qe ka vendi? Ministria e Arsimit por edhe SPAK nuk duhet te heshti perpara ketij skandali qe eshte tregues i qarte i korrupsioni dhe abuzimi!

Aurela Anastasi 0

Luan Omari 0

Anastas Angjeli 3

Kosta Barjaba 0

Thoms Frasheri 0

Mentor Beqa 0

Adrian Civici 1

Selami Xhepa 0

Besnik Aliaj 0

Andi Goxhaj 0

Artan Hoxha 2

Ilirjana Nano 0

Arta Mandro 0

Total 6

Nuk kanë qenë të pakta restet kur ish zv.ministri Muka denoncon raste plagjiaturash të politikanëve në vend. / Tiranapost.al. 

 

 

http://www.tiranapost.al/akademia-e-shkencave-do-ngreme-njesi-studimi-per-sizmologjine-shyqyri-aliaj-do-jete-ne-krye/