Nën lupën e Stela Sallakut

Të gjitha vajzat që mendohen 100 herë para pasqyrës kanë nevojë vetëm për një gjë

Të gjitha vajzat që mendohen 100 herë para pasqyrës

Ky artikull i dedikohet pikërisht atyre vajzave që, si unë, mendohen 100 herë përpara pasqyrës për të gjetur kombinimin që na shkon.

I dedikohet asaj vajzës që edhe pse ka blerë pafund në ditën e “Black Friday”, prapë thotë se s’ka ç’të veshë.

I dedikohet dhe atyre që para se të nisen  me pushime, kanë bërë gati listën e gjërave që i duhet të marrë me vete, por nuk i ka bërë gati ende.

I dedikohet dhe atyre që lexojnë Vogue çdo muaj, por prapë hapin Instagramin dhe ruajnë veshjet e preferuara.

Nëse e gjen veten në një nga këto kategori, mos u shqetëso! Sepse për të gjitha ne ka një zgjidhje të përgjithshme dhe me shumë stil.

Në të gjitha ato ditë kur ndjehemi sikur s’kemi ç’të veshim, nëse kemi këtë kombinim në dollap e kemi të thjeshtë zgjidhjen. Po flas pikërisht për kostumin e bardhë. Pikërisht atë me pantallona me shtrat të lartë, kopsa dominante dhe jaka të qepura për lezet.

Nuk janë të paktë dizajnerat që kanë eksperimentuar me kostumin e bardhë. Disa e kanë ideuar me fustan dhe bolero, të tjerë me pantallona dhe xhaketë dopiopet ( ky është i preferuari im), të tjerë fund dhe pantallona “palazzo” e disa me fund të shkurtër e xhaketë të gjatë.

Nuk besoj të ketë individ që nuk i shkon kostumi i bardhë. Gjej dizajnin që të përshtatet dhe mos hezito aspak ta bësh tëndin.

Ndërkohë tek galeria më poshtë ke disa sugjerime, që do të të bëjnë të dashurohesh me to. Madje, do kesh zgjidhje gjithnjë në dollap, edhe kur të duhet të vishesh për 10 minuta. Më besoni, e kam nga eksperienca. Madje duket ndyshe sa herë që e vishni. Mjafton t’i ndryshoni aksesorët, një herë shall mëndafsh, pastaj lule me spila, shami xhepi, etj.

Mund të shkruaj një libër të tërë për kostumin e bardhë.

Po te mbash në çdo rast një të tillë, nuk do të duhet të hapësh instagramin në raste emergjente. Sepse mund ta kombinosh fare mirë me një këmishë të kuqe, jeshile smerald, me pika ose lule. Mund ta veshësh dhe me t-shirt, apo me një triko. U bindët?/Tiranapost.al