Dje një blogere holandeze që kishte qenë vegane për katër vite rresht dha një mesazh që u klikua shumë në Tiranapost.al. Kasumi Kriss tregoi ndryshimet në trupin e saj, që nga puçrrat tek pafuqia dhe zverdhja në fytyrë gjetë kohës që nuk konsumonte mish dhe këtë e faktonte me foto, në kohën kur ishte vegane dhe kur vendosi të hante fileto viçi, pas katër vitesh. (Kliko linkun këtu.)
Kasumi Kriss/ Majtas, para se të konsumonte mish dhe djathas pasi konsumoi mish, pas katër vitesh dietë vegane
Në të njëjtën linjë ishte edhe një nga shefat dhe personalitetet më të lakmuar në botë, Anthony Bourdain, i cili ndërroi jetë në qershor të këtij viti. Ai ishte një njeri që vazhdimisht bënte thirrje që të konsumohet mishi. Ne po risjellim edhe një herë këshillat e tij. Nëse mendoni se po ndiqni një dietë vegane për një shëndet më të mirë të trupit, shefat e kuzhinës po thonë të kundërtën: Jepini trupit atë që ka nevojë!
Bourdain, një kritik i madh i vegjentarianëve vendosi të fliste për Independent pak kohë para se të vdiste, pas botimit të librit të fundit: “Kuzhina Konfidenciale”.
Ja si u shpreh ai: “Mendoj se asgjë nuk mund të zëvendësojë përbërësit e mishit, as proteinat dhe vlerat ushqimore që ka. Unë mendoj se njerëzit po bëhen gjithnjë e më të uritur duke konsumuar ushqime 'vegane' dhe aspak mish, kjo bën që ata të mos ngopen dhe të shpenzojnë më shumë nëpër restorante për produkte të tjera që për mua janë produkte pa vlera ushqimore, pra produkte ‘boshe’. Proteinat e domosdoshme për njeriun i ka vetëm mishi dhe këtë e them pas 30 vitesh eksperiencë si kuzhinier. Unë e di mirë për çfarë ka nevojë trupi i njeriut"./ Artikull i realizuar për Tiranapost.al nga Elisa Bajrami.
Anthony Bourdain
http://www.tiranapost.al/nje-blogere-vegane-hengri-mish-pas-kater-vitesh-dhe-tregoi-ndryshimet-qe-i-ndodhen/