Të jesh baba për herë të tretë është më qejf se hera e parë. Na e tha Robbie Williams


Robbie Williams ka folur për herë të parë pas lindjes së vajzës së tretë që erdhi në jetë nga një nënë surrogatë. ?Coco është fëmija më i qetë që kam njohur. Është shumë qejf. Me bebin e parë je gjatë gjithë kohës: Shh, po fle dhe kur dëgjon nëpër shkallë dikë që kalon pao që i afrohet derës tënde, del edhe i lutesh të mos bëjë zhurmë. Kurse me të tretin televizori është i ndezuar, fëmijët luajnë, qentë lehin, bebi vazhdon fle dhe bota nuk merr fund?, tha Robbie duke ndarë kështu eksperiencën si baba i tre fëmijëve.
[caption id="" align="alignnone" width="634"](Foto e parë e familjes me Coco-n. Marrë nga Instagrami)[/caption]
Aq eksperiencë pozitive ishte ardhja në jetë e Coco-s saqë çifti ka menduar të mos e lërë me kaq. E duan edhe një fëmijë të katërt. Ndaj s`do ishte çudi që pas ca kohësh, sërish surprizë siç erdhi edhe Coco, të vijë një tjetër.
[caption id="" align="aligncenter" width="623"](Robbie, Ayda dhe fëmijët, foto nga Google)[/caption]
*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.
http://www.tiranapost.al/vjen-ne-jete-femija-sekret-robbie-williams/