Showbiz

Të ka rënë ndonjëherë në dorë receta e kroasanëve? Mund t`i bësh për pasdite

Të ka rënë ndonjëherë në dorë receta e

Kroasanët nuk janë vetëm për mëngjes. Mund t`i shijosh për qejfin tënd edhe pasdite dhe akoma më mirë nëse i bën me duart e tua. Shijon kështu edhe procesin e përgatitjes. Në blogun “Receta.ëmbëlsira” morëm recetën të cilën e gjen më poshtë.

Receta dhe përgatitja

500 gr miell

2 vezë

1 majë luge me maja

1 lug vanilje

200 ml qumësht

150 gr Sheqer

Çokokrem

1 e verdhë veze ( lyerje sipër kroasantit)

Fillimisht përgatisim brumin dhe e lëmë për 20 min. Më pas hapim një Petë të madhe. Presim brumin në trekëndësha të vegjël. Në secilin prej tyre vendosim çokokrem e i rrotullojmë ngadalë. Më pas me të verdhën e vezëve lyejmë pjesën e sipërme të çdo trekëndëshi. I vendosim në furrë për t'i pjekur në 180 gradë për 20 min.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije marrë nga Receta.embelsira