Aktualitet

Të korrigjojmë gabimin e tetorit! Komisioneri i ri për Zgjerimin vjen në Tiranë, zbardhet axhenda

Të korrigjojmë gabimin e tetorit! Komisioneri i ri për Zgjerimin

Komisioneri i ri për Zgjerimin në BE do të vijë në Shqipëri. Mësohet se Oliver Varhelyi do vijë në Tiranë me datë 16 Janar. Ndërsa Maqedoninë e Veriut do e vizitojë një ditë më parë, me 15 janar.

Ashtu si paraardhësi i tij Johannes Hahn, edhe komisioneri i ri i Zgjerimit ka qëndrim pozitiv, pro hapjes së negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Jo më larg se në fillim të muajit Dhjetor, komisioneri tha: Të korrigjojmë gabimin e tetorit dhe në pranverë të vitit 2020 të çelim negociatat për Tiranën e Shkupin zyrtar’.

Varhelyi do takohet me presidentin Meta, me kryeministrin Rama, me kreun e parlamentit Gramoz Ruç dhe me përfaqësuesit e Opozitës.

Pas vizitave formale me politikanët ai do vizitojë edhe zonat e prekura nga tërmeti fatal i 26 Nëntorit.Ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për BE-në dhe personalisht për të. Linku me njoftimin zyrtar këtu. / Tiranapost.al. 

 

 

http://www.tiranapost.al/eurokomisioneri-per-zgjerimin-ne-be-te-korrigjojme-gabimet-e-tetorit-negociatat-mund-te-celen-ne-mars/