Aktualitet

Të rrëmujshmit e horoskopit që vdesin të jetojnë në kaos

Të rrëmujshmit e horoskopit që vdesin të jetojnë

Disa janë maniakë ndaj rregullit, të tjerë nuk e duan atë. Disa nuk funksionojnë dot mes rrëmujës, kurse të tjerë janë më produktivë dhe kreativë mes kaosit. Ti në cilin grup bën pjesë? Nëse ende s`e ke zbuluar, hidhi një sy shenjave më të rrëmujshme të horoskopit. Mund të jesh mes tyre.

Binjakët

Sa më i rrëmujshëm të jetë vendi në të cilin qëndrojnë, aq më produktivë dhe kreativë janë ata. Të mbushur me ide, frymëzim, talent. Kanë njëmijë angazhime dhe as nuk e gjejnë dot kohën për të vënë rregull, edhe sikur të donin.

Peshqit

Janë të rrëmujshëm dhe as nuk e kuptojnë këtë. Kaosi i duket mëse normal dhe rendin nuk e konceptojnë dot.

Ujori

Ujori s`e do rendin dhe është i vetëdijshëm për këtë.

Dhe në fund Dashi

Kanë forcë, vullnet por nuk janë të rregullt. Janë pasionantë, impulsivë dhe pikërisht këto karakteristika i bëjnë të parregullt.

*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Fabjola Hije