Tech

Alice, avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik nis fluturimin

Alice, avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik nis

Avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik është ngritur me sukses në qiell. Kompania izraelite, Eviation Aircraft, nisi me sukses avionin e quajtur Alice nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Grant County në Uashington. Alice qëndroi në qiell për 8 minuta.

Avioni nuk prodhon emetime karboni, redukton zhurmën dhe ka më pak kosto.

Me teknologjinë e baterive të ngjashme me atë të një makine elektrike, ose një celulari dhe 30 minuta karikim, Alice me nëntë pasagjerë do të jetë në gjendje të fluturojë për një orë dhe rreth 440 milje detare. Avioni ka një shpejtësi maksimale prej 287 miljesh në orë.