Tech

Aplikacioni i mesazheve që po zëvendëson WhatsApp. E sugjeron Elon Musk për privatësi të plotë

Aplikacioni i mesazheve që po zëvendëson WhatsApp. E sugjeron

Përdoruesit e WhatsApp kanë filluar të shikojnë platforma alternative, pasi rrjeti social i mesazheve bëri me dije se do të fillojë të ndajë më shumë të dhëna me Facebook, që të dyja në pronësi të Mark Zuckerberg.

Facebook bleu WhatsApp në vitin 2014 dhe tashmë po sheh mundësinë e bashkimit të shumë elementeve. WhatsApp është aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë me mbi dy miliardë përdorues në të gjithë botën. Por javën e kaluar shumë përdorues morën një njoftim ku thuhej se WhatsApp ka ndryshuar kushtet e shërbimit dhe politikën e privatësisë për të ndarë të dhëna të caktuara me Facebook.

Jo të gjithë u ndjenë mirë me idenë. Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, u tha 41.9 milion ndjekësve të tij në Twitter se ata thjesht duhet të përdorin 'Signal' në vend të WhatsApp që tashmë po shihet si rrezik për shkelje të privatësisë.

Por çfarë është aplikacioni Signal?

Është një aplikacion alternativ plotësisht i koduar që ka ekzistuar në forma të ndryshme që nga viti 2010. Në vitin 2018, ai u mor nga bashkëthemeluesi i WhatsApp Brian Acton (i cili u largua nga WhatsApp për mosmarrëveshjet me Facebook).

Signal të lejon të dërgosh mesazhe, thirrje, të transferoni skedarë dhe dokumente dhe të ndani vendndodhjen nën enkript në fund. As vetë aplikacioni nuk mund të regjistrojë atë që thuhet apo shkruhet. Aplikacioni është në dispozicion si në telefonat Android dhe iOS, ashtu edhe në desktop dhe vjen i rekomanduar nga aktivistët e privatësisë dhe sigurisë (të tillë si Edward Snowden) për shkak të nivelit të sigurisë që ofron.

Ndryshe nga Facebook Messenger, Signal nuk mbledh informacion në lidhje me përdoruesit e tij për reklamim. Gjithashtu nuk lejon qeveritë mbi qasjen në mesazhe.

Signal është falas, por duhet të verifikosh numrin e telefonit që ta përdorni. Ngjashëm me WhatsApp, përdoruesit duhet të fusin një kod të dërguar në telefon për të aktivizuar llogarinë. Pasi të aktivizohet, kërkohet një kod PIN me 4 shifra për ta bërë atë edhe më të sigurt. Aplikacioni ka një numër karakteristikash unike të lidhura me sigurinë që tregojnë pse është bërë kaq popullore në të gjithë botën. Është e mundur të fshini biseda private edhe pas shumë kohësh.

*Tiranapost.al.