Tech

Apple kërkon falje për reklamën e re të iPad

Apple kërkon falje për reklamën e re të iPad

Apple ka kërkuar falje për shfaqjen e një reklame ku instrumentet muzikore, piano, kitarë, violinë dhe objekte të tjera të artit si radio, magnotofonë, bojëra shtypen nga një pajisje e rëndë.

Një numër i madh komentesh i ka akuzuar kreatorët e reklamës për pandjeshmëri kulturore.


Fushata - e shoqëruar nga Sonny dhe Cher's me hitin e vitit 1971 "All I Ever Need ls You" - është krijuar për të treguar se sa shumë Apple ka qenë në gjendje të integrohet në iPad-in e saj të ri.

Reklama është prodhuar nga vetë ekipi krijues i Apple.

“Ne e humbëm shenjestrën me këtë video dhe na vjen keq", tha kreu i komunikimit të marketingut i gjigantit të teknologjisë.