Apple paditet nga dy gra pasi u gjurmuan nga ish të dashurit nëpërmjet AirTag

E Mërkurë 7 Dhjetor 2022, 10:59
TiranaPost
Apple është paditur nga dy gra të cilat thanë se pajisjet e saj AirTag e kanë bërë më të lehtë që ish-partnerët e tyre t’i gjurmojnë.
Gratë thanë se Apple nuk ka qenë në gjendje t'i mbrojë njerëzit nga trafikimi i padëshiruar përmes AirTag që kur u lançua në prill 2021.
Duke filluar nga 29 dollarë, AirTag-ët janë 3,2 cm në diametër dhe synohen të futen ose të ngjiten në çelësa, kuleta, çanta shpine dhe sende të tjera, për t’i gjurmuar nëse sendet humbin.
Por ekspertët e privatësisë dhe zbatimit t ligjit kanë thënë se disa njerëz përdorin AirTags për qëllime kriminale ose keqdashëse.