Tech

Apple rrit çmimet e abonimeve

Apple rrit çmimet e abonimeve

Apple ka njoftuar rritje të çmimeve të shumë prej shërbimeve të saj të abonimit. Abonimi mujor i Apple TV+ tani do të kushtojë 9,99 dollarë, nga 6,99 dollarë. Në baza vjetore, abonentët do të duhet të paguajnë 36 dollarë shtesë.

Një vit më parë, Apple rriti çmimin e abonimit nga 4,99 dollarë në 6,99 dollarë.

Apple TV+ nuk është shërbimi i vetëm për të cilin kompania po rrit çmimet. Apple Arcade, platforma e lojrave, ngriti çmimin nga 4,99 dollarë në 6,99 dollarë. Një rritje u njoftua edhe në çmimin e Apple Neës, i cili tani kushton 12,99 dollarë.

Sigurisht që rritjet e mësipërme të çmimeve prekin edhe Apple One, abonimi që integron të gjitha shërbimet e kompanisë. Tani çmimi për një abonim individual është 19,95 dollarë, ndërsa paketa familjare kushton 25,95 dollarë në muaj.

Sipas kompanisë me bazë në Kaliforni, nuk ka asnjë ndryshim në çmimet e Apple Music, Apple Fitness+ dhe iCloud+.