Tech

Apple sapo ka prezantuar iPhone 14, kartat fizike zëvendësohen me ato dixhitale

Apple sapo ka prezantuar iPhone 14, kartat fizike zëvendësohen me ato

Kompania Apple ka prezantuar sot në Kaliforni smartfonin e shumëpritur, iPhone 14 me gjithë gamën e ndryshimeve të teknologjisë së re.

iPhone 14 vjen me një ekran 6.1 inç ndërsa iPhone 14 Plus me një ekran më të madh 6.7 inç.

iPhone 14 i ri përdor të njëjtin çip si modeli iPhone 13 Pro por vjen me një kamerë kryesore 12 MP me piksel më të mëdhenj, një hapje më të shpejtë dhe sensorë të përmirësuar.

Apple sapo ka prezantuar iPhone 14, kartat fizike zëvendësohen me ato

Për herë të parë, kamera e re e përparme ka fokus automatik, duke e lejuar atë të fokusohet në distanca të shumta në dritë të ulët për selfie më të mira.

Gjithashtu modeli i ri iPhone 14 ka një modalitet veprimi që lejon përdoruesit të mbajnë video të qëndrueshme edhe gjatë lëvizjes.

Apple njoftoi se modelet e fundit eliminojnë nevojën për një kartë SIM fizike dhe në vend të kësaj do përdoret karta dixhitale, “e-SIM”.

Me këtë opsion, ju mund të ruani shumë karta e-SIM në të njëjtën pajisje dhe të keni shumë numra në të njëjtin telefon.

Apple zbuloi gjithashtu veçorinë e lidhjes satelitore të përfolur prej kohësh të quajtur Emergency SOS e cila ka për qëllim të ndihmojë njerëzit të komunikojnë kur shërbimi i tyre celular nuk funksionon.

Apple sapo ka prezantuar iPhone 14, kartat fizike zëvendësohen me ato

Kompania tha se projektoi dhe ndërtoi teknologji specifike në mënyrë që pajisjet iPhone 14 të mund të lidhen me satelitët kur nuk janë afër një antene tokësore.

iPhone 14 kushton 799 dollarë, ndërsa iPhone 14 Plus vjen me 899 dollarë.