Tech

Arma kundër dronëve: Kjo pajisje po shitet në Shqipëri (Si funksionon)

Arma kundër dronëve: Kjo pajisje po shitet në Shqipëri (Si

Dronët janë një nga teknologjitë që janë përhapur shumë në Shqipëri, por ndërkohë në Turqi është prodhuar një armë kundër tyre, e cila po shitet edhe këtu.

Arma kundër dronëve: Kjo pajisje po shitet në Shqipëri (Si

Kjo armë është dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e Armatosura Turke (TSK) ka filluar t’i eksportojë në Shqipëri dhe Katar. Kompania turke prej 25 vite zhvillon punime të modelimit të armëve anti-dron.

Arma kundër dronëve: Kjo pajisje po shitet në Shqipëri (Si

Koordinatori i Hulumtimit dhe Zhvillimit të kompanisë, Bekir Yalç?n, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se janë një kompani që prodhojnë ‘jammer’ (bllokues valësh), ndërsa pas kërkesës së TSK-së kanë filluar prodhimin e armëve anti-dron për të luftuar kundër rreziqeve si tregtia e drogës, sulmet terroriste, spiunazh.

Si është pajisja:

Arma kundër dronëve: Kjo pajisje po shitet në Shqipëri (Si

Është një aparat i rëndë mesatarisht 3-4 kilogramë, mund të bartet nga një person. Bateria është lëvizshme dhe e ndryshueshme. Në rast të sulmit me dron personi përgjegjës duke e drejtuar pajisjen kundër dronit, mund ta çaktivizojë atë.

Arma kundër dronëve: Kjo pajisje po shitet në Shqipëri (Si

Pajisja ofron zgjidhje efektive ndaj sulmeve me dronë dhe pas intervenimit të IHAMAX në varësi prej veçorive të dronit, ai mund të mbetet në ajër deri sa t’i përfundojë bateria ose të “kthehet në shtëpi” nëse e ka të aktivizuar këtë opsion.

Arma kundër dronëve: Kjo pajisje po shitet në Shqipëri (Si

Ajo është efektive në një distancë prej 2 kilometrash, koha e punës së pajisjes është 60 deri në 80 minuta si dhe deri në 30 ditë mund të qëndrojë në “stand by”.

Pajisja është eksportuar në Shqipëri

Arma kundër dronëve: Kjo pajisje po shitet në Shqipëri (Si

“Në drejtim të lejeve të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes këtë vit filluam edhe shitjet jashtë vendit. Kemi eksportuar në Shqipëri dhe Katar”, tha koordinatori Bekir Yalç?n./ Referuar AA