„Nga Quattro ne Kuadro“ u quajt konkursi unik, i organizuar për herë të parë nga Audi, mundësuar nga Porsche Albania, që ftoi të gjithë pjesëmarrësit të eksplorojnë dhe interpretojnë botën e Audi përmes aparatit të tyre, ku çdo imazh ka potencialin të tregojë një histori për bukurinë, elegancën dhe aftësinë e Audi.
Emri "Nga Quattro ne Kuadro" kombinon teknologjinë legjendare të Audi Quattro me artin e fotografisë, duke kapur momente në "kuadro." Ashtu si Quattro kornizon përvojën e drejtimit me kontroll dhe performancë të pakrahasueshme, ne synojmë të kornizojmë botën e Audi përmes objektivit të fotografëve të talentuar.
Konkursi u njoftua në rrjetet sociale zyrtare të Audi dhe Porsche Albania, duke terhequr shume interes përgjatë gjithë muajit qershor ku u dorëzuan rreth 100 foto. Të gjitha fotot e perzgjedhura për këtë konkurs u shfaqën më pas në Ekspozitën “Nga Quattro në Kuadro”, e cila u mbajt pasditen e djeshme, më 4 korrik, tek Piramida, duke mbledhur personalitete nga bota e artit dhe fotografisë.
Aktiviteti u finalizua me shpalljen e 5 fituesve, ku 3 prej tyre ishin djem dhe 2 vajza, të cilët u shpërblyen me dhurata prestigjioze.
Juria përbehej nga profesionistë me emër në fushat e tyre, si fotoreporteri i njohur edhe ndërkombëtarisht, Armando Babani dhe “Mjeshtri i Madh”, piktori Helidon Haliti, çka tregoi edhe organizimin serioz të këtij konkursi të ideuar nga “Audi Albania”, nën kujdesin e posaçëm të drejtorit të përgjithshëm të “Porsche Albania”, Gentian Bushati.
„Ne besojmë në fuqinë e tregimit vizual dhe aftësinë e tij për të lidhur njerëzit, për të krijuar emocione dhe për t'u frymëzuar. Ky konkurs synon të kthehet në një traditë të përvitshme e cila do të na lejojë të lidhemi me audiencën tonë në një mënyrë domethënëse, duke krijuar një komunitet që vlerëson krijimtarinë dhe inovacionin po aq sa ne," - shprehet Z. Bushati.