As Lamborghini e as Ferrari. Kjo është makina më luksoze në botë

Termi "automjet luksoz" zakonisht të sjell ndërmend Rolls-Royce Phantoms, Lamborghini ose Ferrari.
Por ç'mund të themi për një automjet rekreativ ultra ekstravagant? Ejani një xhiro në Element Palazzo Superior.
Nëse përballeni ndonjëherë në rrugë me të, s'do keni asnjë faj nëse nga hutimi ngadalësoni apo ndaloni fare.
Duket si një anije kozmike që ecën nëpër autostradë.
Projektuar dhe prodhuar nga Marchi Mobile – një degë e Marchi Holding AG, kompani automobilistike, evropiane e specializuar në automjete promovuese dhe kamionë të kujdesit shëndetësor, është si e dalë nga një botë tjetër.
Duke e konsideruar veten si "shtëpia e lëvizshme më luksoze në botë", RV inovative kombinon frymëzimin nga makinat sportive, aviacioni dhe jahti për të krijuar estetikën e saj unike.
Në varësi të opsioneve dhe detajeve të personalizuara, çdo RV kushton midis 2-4 milionë dollarë dhe kërkon rreth dy vjet për t'u ndërtuar.
“Sinqerisht, unë e projektova Elementin për kënaqësinë time në fillim – isha paksa egoist. Unë isha i lodhur nga ajo që ofrohej në industrinë e automobilave", tha për CNN Travel, Mario Marchi, themeluesi i Marchi Group.
"Pothuajse të gjitha RV-të kanë saktësisht të njëjtin dizajn dhe të njëjtin funksionalitet - dhe unë nuk doja të hidhesha mbi atë valë të lodhur dhe të mërzitshme. Doja të krijoja diçka të jashtëzakonshme dhe unike.”
Me origjinë nga Vjena, Marchi duket sikur ka lindur për të dizenjuar automobila.
“Fjala ime e parë në jetë – para mamit dhe babit – ishte auto, kështu që padyshim që unë kisha për qëllim ta bëja këtë”, thotë ai. “I dua të gjitha llojet e automjeteve dhe ndihem me fat që punoj në atë që kam më shumë pasion.”
Marchi filloi hartimin e modeleve për Elementin në vitin 2005. Ndërtoi automjetin e parë të punuar me dorë me një ekip inxhinierësh në 2010-ën dhe prezantoi modelin e parë në 2012-ën.
Që atëherë, estetika e përgjithshme e RV-së ka mbetur e qëndrueshme, por gjithçka nga grila te materialet deri te linja e prodhimit ka evoluar.
“Pjesë-pjesë, njësi pas njësie, ne po e përmirësojmë automjetin çdo herë,” thotë ai. "Çdo RV është bërë me porosi, kështu që ne mund të përditësojmë dhe sjellin risi."
Gjatë dekadës së kaluar, Marchi filloi të përdorte robotë për të montuar njësitë, projektoi pjesë rezervë pas shitjes për të mbështetur klientët.
Një nga gjërat e para që do të vini re në lidhje me Elemment Palazzo Superior është kabina e tij futuriste me xhamin e përparmë gjigant me sy dhe sediljen e shoferit shumë të lartë.
Frymëzuar nga helikopterët, kabina është vendosur në katin e dytë të RV - kështu që është pothuajse sikur po fluturoni mbi rrugë.
Brenda, ajo i ngjan asaj që do të shihni në një linjë ajrore komerciale me karriget e kapitenit dhe pultin e aviacionit dixhital.
"Kam drejtuar të gjitha llojet e automjeteve në jetën time dhe duhet të them se është përvoja më e mirë dhe më mbresëlënëse e drejtimit," thotë Marchi.
“Është si të jesh brenda një kinemaje 4D – ke një pamje 180 gradë përreth teje, gjë që është e mahnitshme.”
Për më tepër, dizajni aerodinamik kishte për qëllim të reduktonte konsumin e karburantit.
Sipas Marchi, RV 28-ton ka një koeficient tërheqjeje (ose rezistencë ndaj erës) prej 0.36, ose rreth 20% efikasitet më të mirë të karburantit sesa një RV tipik me të njëjtën madhësi.
Si në shtëpi
Makina brenda ka sallon, dhomë gjumi, kuzhinë.
Dhoma e gjumit kryesore ka gjithashtu një "dhomë spa" të veçantë.
Mund të hapësh "çatinë"
Qershia mbi tortë është Sky Lounge. Ngjashëm me një jaht, kjo tarracë është fantastike.
Një dysheme me ngrohje dhe tënde kundër diellit, të dyja opsionet gjenden në tarracë.
Dhe nëse diçka mungon? Gjithçka mund të personalizohet, thotë ai.