Tech

Autoriteti Italian gjobit Apple: Është mashtrim që iPhone i reziston ujit!

Autoriteti Italian gjobit Apple: Është mashtrim që iPhone i

Italia ka gjobitur Apple me 10 milionë euro për shkak të pretendimeve se iPhone reziston në ujë. Autoriteti kombëtar i konkurrencës në Itali, AGCM, ka deklaruar se pretendimet e Apple nuk qëndronin në kushtet e botës reale dhe se ato janë mashtrime.

Sipas AGCM, pretendimi vlen vetëm për ujin e pastër në kushte laboratorike dhe se Apple nuk mbulon dëmtimet siç e ka parashikuar në garanci.

A reziston iPhone në ujë për 30 minuta dhe në thellësi prej 4 metrash? AGCM italiane thotë Jo.

Apple ka lancuar risinë me rezistencën ndaj ujit për një sërë telefonash përgjatë disa viteve, nga iPhone 8 në iPhone 11.

Apple u gjobit me 5 milion euro për secilën nga dy shkeljet, çështjen e ujit dhe garancinë. Zyrtarë të Apple nuk kanë komentuar deri më tani gjobën e vendosur.

*BetaInfo/ Tiranapost.al.