Tech

Bie ndjeshëm vlera e Bitcoin 24-orë pasi El Salvador e njohu zyrtarisht

Bie ndjeshëm vlera e Bitcoin 24-orë pasi El Salvador e njohu

Ka rënë ndjeshëm vlera e kriptomonedhës Bitcoin 24-orë pasi El Salvador vendosi ta njohë zyrtarisht atë.

Bitcoin ra deri në 16% të martën në mëngjes, dhe u tregtua me 46,860 dollarë nga 52,500 dollarë që ishte, sipas Coin Metrics.

Si pjesë e ligjit të ri, bizneset në El Salvador do të kërkohen të pranojnë bitcoin për mallra dhe shërbime, megjithëse tregtarët që nuk janë teknologjikisht të aftë të pranojnë bitcoin do të përjashtohen. Qeveria ka instaluar 200 ATM bitcoin në të gjithë vendin.

Përkrahësit e Bitcoin kanë thënë prej kohësh se ekziston një rast i fortë për tregjet e Amerikës Latine që përdorin kriptomonedhën si një mjet shkëmbimi, për remitancat dhe madje edhe për bankat qendrore që përjetojnë nënçmim të lartë të monedhës.

Të hënën politikani panamez Gabriel Silva prezantoi 'Ligjin e Kriptimit', i cili 'kërkon ta bëjë Panamanë një vend të pajtueshëm me blockchain, asetet kripto dhe internetin.

'Kjo ka potencialin për të krijuar mijëra vende pune, për të tërhequr investime dhe për ta bërë qeverinë transparente,' tha ai në Twitter.

Msohet se rënie kanë pësuar edhe disa kriptomonedha të tjera të vlefshme, përfshirë Ethereum (eter), Cardano (ada) dhe Binance Coin.

Tiranapost.al