Përdoruesit e WhatsApp nga e gjithë bota kanë raportuar probleme me aplikacionin e mesazhit. Problemin e ka konfirmuar edhe Downdetector që tregon se përdoruesit nuk kanë mundur të dërgojnë mesazhe apo që ta hapin aplikacionin përmes laptopit.
Rreth 88% e problemeve të raportuara në downdetector janë të lidhura me dërgimin e mesazheve.
Vendet më të prekura janë Europa, SHBA, Amerika Jugore dhe Qendrore, India, Australia, por dhe në Shqipëri.
Përdoruesit e Twitter nuk kanë ngurruar të postojnë ankesat e tyre.
Nuk është hera e parë që ndodh një problem i tillë, dhe këtë radhe duket se epiqendra e problemit është Europa. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me sulm kibernetik.