Tech

CEO i Microsoft: Çdo i talentuar që s`e gjen më veten pas dramës në OpenAI, e ka derën e hapur tek ne

CEO i Microsoft: Çdo i talentuar që s`e gjen më veten pas

CEO i Microsoft, Satya Nadella thotë se kompania e tij është e hapur për të pranuar talentet në fushën e Inteligjencës Artificiale që duan të largohen nga OpenAI pas ndërrimit të disa CEO-ve brenda pak ditësh.

Ndërkohë që tre CEO janë ndryshuar brenda tre ditësh (mes tyre edhe shqiptarja Mira Murati) drama nuk mbaron me kaq.

Pothuajse të gjithë anëtarët e stafit të OpenAI kanë kërcënuar se do të largohen nga puna nëse CEO i parë, Altman nuk rikthehet në detyrë. Kërkesën e kanë nënshkruar të gjithë punonjësit.

Dhe Nadella nga ana tjetër është gati të mirëpresë në biznesin e tij të talentuarit.

“Ne patjetër do të kemi një vend për të gjithë talentet e AI që të vijnë këtu dhe të ecin përpara në këtë mision. Do të jemi mbështetës për këdo që mbetet në OpenAI apo kudo tjetër”, Nadella në një podcast.

Nadella nuk është i vetmi ekzekutiv i teknologjisë që kërkon të përfitojë nga problemet e OpenAI.

Të hënën, CEO i Salesforce, Marc Benioff premtoi të nënshkruante kontrata me të njëjtat kushte si OpenAI me ata që japin dorëheqjen nga atje për t'u bashkuar me Salesforce.