Tech

Del iPhone-i i ri dhe është më i liri që Apple ka nxjerr në vitet e fundit

Del iPhone-i i ri dhe është më i liri që Apple ka nxjerr

Apple ka nxjerr një model të ri të iPhone SE, me një pamje ndryshe dhe që do të kushtojë vetëm 419 paund.

Celulari ka dizajnin e iPhone 8 dhe është më i liri që Apple ka nxjerrë në treg në 4 vitet e fundit.

Në vitin 2016, Apple habiti botën pasi nxori iPhone SE - një alternative e lirë e modeleve më të mira të markës.


Shitja e tyre u ndërpre dy vjet më parë, por ka rilindur si “gjenerata e dytë” e iPhone SE.

Celulari i fundit i Apple përdor të njëjtin çip të shpejtë A13 Bionic që ndodhet brenda iPhone 11 Pro, që kushton 1.049 paund.

Dhe mund të xhirojë një video 4K, karikohet me wireless dhe është rezistent nga uji.

Del iPhone-i i ri dhe është më i liri që Apple ka nxjerr

Celulari ka butonin e njohur si ‘Home’ dhe skanimin e gishtit. Procesori i ri i iPhone SE është 2.4 herë më i shpejtë se modeli origjinal dhe 40% më i shpejtë se iPhone 8.

Do të ketë një hapësirë prej 64 GB, plus opsione për 128 GB dhe 256 GB.

Del iPhone-i i ri dhe është më i liri që Apple ka nxjerr

Apple ka pajisur pjesën e pasme të telefonit me një aparat fotografik me kënd të gjerë 12 megapiksel.

Kamera e re mund të xhirojë video 4K me 60 ‘frames’ për sekondë si dhe video ‘slow-motion’./ Burimi The Sun