Tech

Disa hapa për të larguar fëmijët nga telefoni dhe tabletët

Disa hapa për të larguar fëmijët nga telefoni dhe

Fëmijët gjithnjë e më shumë po bëhen më të varur ndaj teknologjisë. Në vend që të dorëzoheni duke thënë: “nuk kam çfarë t’i bëj”, mund të ndiqni disa hapa për t’ua bërë më të lehtë largimin nga pajisjet e dëmshme.

Komunikimi me fëmijën

Sigurohuni që të flisni me ta për mbi efektet negative dhe rrezikun që përdorimi i vazhdueshëm i mediave sociale mund të ketë pasoja në aftësitë e tyre sociale në jetën reale. Nëse ata e kuptojnë problemin, do të jenë më të motivuar të bashkohen me përpjekjet tuaja për ta zgjidhur atë.

Vendosuni kufij

Krijimi i orëve të caktuara për përdorimin e tyre ose vendeve ku ata nuk mund të përdorin këto pajisje është mjaft e rëndësishme. Është thelbësore të siguroni mundësi që familja juaj të komunikojë me njëri-tjetrin pa u shpërqendruar nga telefonat, tabletët dhe ekranet e tyre.

Bëhuni shembull për fëmijën

Varësia nga teknologjia nuk është vetëm një problem adoleshence. Shembulli i vendosur nga prindërit është udhëzuesi themelor për sjelljen e fëmijëve më të vegjël. Në jo pak raste prindërit i kërkojnë fëmijës të mos qëndrojë me telefon, ndërkohë që vetë qëndrojnë për orë të tëra.

Kontrollo

Pyetini ata se në cilat faqe, aplikacione ose lojëra po kalojnë kohë, çfarë po shikojnë, çfarë flasin me miqtë e tyre etj.