Tech

Elon Musk po ndërton Starbase, një qytet me një port hapësinor për në Hënë, Mars dhe më gjerë

Elon Musk po ndërton Starbase, një qytet me një port

Elon Musk gjthmonë e ka shprehur ëndrrën e tij për të ndërtuar një qytet në Mars, Dhe mesa duket ëndrra e tij po fillon duke ndërtuar një qytet-port hapësinor në Tokë.

Qyteti i ri do të vendoset në vendin e nisjes së Space X në Teksas dhe Musk do ta quajë Starbase. Personi më i pasur në botë do të strehojë aty të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë në vendin e lëshimit të anijes kozmike dhe ata që dëshirojnë të fluturojnë në raketë.

Dhe përfundimisht, Musk shpreson që kjo të jetë pika e nisjes për njerëzit që dëshirojnë të udhëtojnë në Mars, me anijet “ Starship”.

Ndërsa përgatiten për fluturimin e tyre, ata do të kërkojnë stilin e jetesës dhe infrastrukturës, gjë që mund të sigurojë vetëm ky qytet. Prandaj, ndërtimi i qytetit Starship në Teksas, mund të jetë thelbësor për Musk që të realizojë vizionin e tij për eksplorimin e hapësirës.

Musk filloi procesin e ndërtimit të qytetit në fund të shkurtit/fillim të marsit 2021 kur iu afrua zyrtarisht administratës së Qarkut Cameron. Një njoftim për shtyp nga zyra e Gjykatësit të Qarkut e bëri të qartë se Musk duhej t'u përmbahej të gjitha statuteve përkatëse dhe se çdo aplikim do të gjykohej përfundimisht kundër ligjeve në fuqi.

Boca Chica, vendi ku pritet të ndëtohet qyteti i ri, është shtëpia e anijes hapësinore të Musk, "Starship" dhe e raketës gjigante "Super Heavy" e cila pritet ta lëshojë atë në hapësirë. Sipas ekspertëve kjo raketë do të jetë ndryshe nga çdo gjë që është provuar më parë dhe pas lëshimit do të jetë raketa më e fuqishme e lëshuar ndonjëherë.

Elon Musk po ndërton Starbase, një qytet me një port
Nje shtepi e mbetur ne Boca Chica

“Është një projekt vërtet ambicioz,” thotë Dr Josh Baker, nga Qendra Kombëtare Hapësinore, Leicester. "Kjo lidhet me mënyrën se si SpaceX arriti atje ku është, mendoj se ata nuk kanë frikë të provojnë gjërat."

Ndryshe nga anijet hapësinore të vogla të ekuipazhit që janë përdorur tradicionalisht nga agjencitë hapësinore, Starship është një dizajn i gjeneratës së ardhshme.

Me rreth 50 metra e gjatë dhe me 9 metra në diametër, pjesa më e madhe e hapësirës së saj të brendshme do të jetë me dhoma banimi, ose e konvertuar për të transportuar mallra. Raketa Super Heavy që do ta lëshojë atë në hapësirë ​​është 70 metra e gjatë dhe do të fuqizohet fillimisht nga 29 motorë Raptor, të cilët prodhohen gjithashtu nga SpaceX në Teksas.

Artikull i Science Focus, përkthyer dhe përshatur në shqip nga Tiranapost.al